71-vjeçari plagos me thikë djalin e vëllait të tij, në banesë i gjenden fishekë
Një 71-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e vëllait të tij në Fier. Pas kontrollit nga policia në banesë autorit iu gjetën dhe sekuestruan fishekë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë”, njofton policia. Ndërkohë një 45-vjeçar ka përplasur makinën e bashkëshortes, me të cilën janë në proces divorci. “Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin...
Burimi:
top-channel.tv