“70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës”/ “Zbërthehet” Henrik Hoxhaj: Një armë mu bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje
Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Posaçme, Henrik Hoxhaj ka rrëfyer me detaje mënyrën se si u organizua dhe u krye atentati ndaj Dorjan Shkozës, duke shpjeguar rolet, armët e përdorura dhe pagesën për ekzekutimin. Në gjyqin e “Plumbit të Artë”, siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Henrik Hoxhaj ka rrëfyer për “porositë” që i kishte dhënë Nuredin Dumani. “Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur te ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë e duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por më duket se kemi komunikuar me telefona të kriptuar. Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga...
Burimi:
top-channel.tv