62-vjeçari kërcënoi fqinjët me armë në shtëpi, zbardhet dinamika
Një depozitë uji është bërë shkak për grindjen mes dy fqinjëve, banorë të një pallati në lagjen nr.4 në Sarandë. 62-vjeçari Shefki Kaçupi në konflikt me fqinjën Sara Veli për shfrytëzimin e pjesës së përbashkët në pallatin ku banonin, shkoi në familjen Veliu me një pistoletë në dorë, të cilën e kishte pa leje dhe i ka kërcënuar ata. Fqinja tjetër ajo që ka njoftuar policinë. Pas kërcënimit, 62 vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe u kap nga policia në rrugën e tretë të qytetit, në afërsi të gjykatës.
Burimi:
kohajone.com