53-vjeçari tenton të vetëdigjet brenda banesës në Tiranë, i vë flakën vetes me benzinë
Një 53-vjeçar në Tiranë ka tentuar të vetëdigjej duke u lyer me benzinë në banesën e tij. Sipas Policisë, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur, por është konstatuar nga familjarët dhe dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale për ngjarjen janë referuar Prokurorisë së Tiranë për veprime të mëtejshme. Autoritetet po vijojnë hetimet për rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë, ndërsa familjarët dhe komuniteti lokal janë tronditur nga ngjarja.
Burimi:
gijotina.com