5 të plagosur pas përplasjes mes protestuesve dhe efektivëve te kryeministria, Ministria e Shëndetësisë: Lapaj jashtë rrezikut
lapaj me barrele te trauma TIRANË- 5 persona janë paraqitur në spitalin e Traumës në Tiranë, pas përplasjes mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, përpara godinës së kryeministrisë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 2 prej personave të plagosur janë efektivë të policisë së shtetit, ndërsa 3 të tjerë protestues. Sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor. NJOFTIMI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË Mirëmëngjes! Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve. Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve...
Burimi:
zeri.ai