5 javë qëndresë në bulevard, Lapaj apel qytetarëve: Të bashkohemi të shtunën kundër hajdutërisë
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të organizojë të shtunën pasdite një protestë që ai e quajtimë të madhen në këto 5 javë qëndresë. Lapaj ftoi qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste për të qëndruar në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit dhe hajdutërisë. “Podiumu do të jetë i hapur, është i lirë për cdo qytetar në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend. Qëllimi i kësaj që po ndodh në 5 javë, është imponimi i popullit për një qeveri tranzitore me mandat 1 vit, e përbërë nga një grup intelektualësh me një paketë reformash, konsiston që Edi Rama të mos e ketë monopol ministrinë e brendshme”, tha Lapaj.
Burimi:
kohajone.com