45-vjeçari tha se e kishte komplimentuar, e motra e policit nxjerr sms: Se ka rrahur vëllai im, ai është përndjekës

45-vjeçari tha se e kishte komplimentuar, e motra e policit nxjerr sms: Se ka rrahur vëllai im, ai është përndjekës

Altin Meçaj u dhunua brutalisht në pragun e shtëpisë në fshatin Vjosë të Fierit, pretenduar nga Fredi Lamaj së bashku me disa persona të tjerë. Nga ky dhunim e pësoi dhe babai i 45-vjeçarit, Ylli, i cili iu hodh sipër të birit për ta mbrojtur. Ndërkohë Fredi Lamaj është pjesë e strukturës së Policisë së Fierit. Meçaj thotë se Fredi Lamaj e dhunoi pasi ai i kishte komentuar të motrës së tij në facebook duke e komplimentuar “je bërë shumë e bukur”. Por, së fundmi për mediat ka reaguar e motra e Fredi Lamajt, e cila hedh poshtë pretendimet se i vëllai i saj të ketë dhunuar Altin Meçajn. Madje ajo ka publikuar dhe mesazhet që 45-vjeçari i kishte dërguar dhe bëhet fjalë për më...