Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
42-vjeçari humbi jetën teksa po luante futboll, pronari i kalçetos për TCH: Hera e parë që vinte. Goditja me top nuk ishte e fortë
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një kalçeto në fshatin Novosel, ku humbi jetën një 42-vjeçar, sot është zhvilluar ceremonia mortore e të riut Besfort Ruanaj. Pronari i kalçetos, Arben Hyso, është shprehur për Top Channel se ishte hera e parë që Ruanaj shkonte në kalçeto, ndërsa zbuloi se viktima po luante si portier. Ai tha se goditja me top në kraharor nuk ishte e fortë, ndërsa shtoi se ambulanca mbërriti në vendngjarje pasi 42vjeçari kishte ndërruar jetë. “Ishte hera e parë që vinte në këtë kalçeto. Ka qenë së bashku me një grup djemsh që edhe ata kishin kohë që nuk vinin në kalçeto. Gjatë ndeshjes ku 42-vjeçari ka luajtur portier, loja kishte rreth 40 min që kishte nisur, ku rreth...