42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protestuesit kanë nisur të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, teksa më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndër kërkesat e tyre është edhe krijimi i një qeverie teknike dhe largimi i të gjithë klasës së vjetër politike. Sot është thirru protestë kombëtare, e njoftuar edhe një ditë më parë në tubim. Protestuesit si zakonisht, pas fjalimeve e thirrjeve, pritet të nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.