40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal
Çdo katër vjet shqiptarët zgjedhin. Çdo ditë SPAK hap dosje. Nga 61 bashkitë e vendit, 40 kanë qenë ose janë aktualisht nën hetim penal. Kryebashkiakët akuzohen kryesisht për një gjë: tenderat. Aty ku duhej të ndërtoheshin rrugë, ujësjellës dhe shkolla, u ndërtuan skema korrupsioni. Kjo është historia e shumicës së bashkive shqiptare në vitin 2025. “I votojmë që të kemi ujë, drita dhe rrugë, por i shohim në televizion se vjedhin!” – kështu shprehet një banor i Vlorës, të cilin e kontaktuam këtë fundjavë për të pyetur nëse uji kishte nisur të vinte rregullisht. Qytetarët zgjedhin çdo katër vjet drejtuesit vendorë me qëllim që ata të përmirësojnë jetesën përmes investimeve. Në Shqipëri ka dy realitete krejtësisht të largëta nga njëra-tjetra kur vihet në sitë puna...
Burimi:
gijotina.com