4 mijë rrënjë kanabisi në banesën e tij, lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, në kërkim vëllai i tij
Bilal Hasa PEQIN-Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është liruar nga burgu, pasi u vetëdorëzuar një ditë më parë në polici lidhur me gjetjen e rreth 4 mijë rrënjëve kanabisi në një banesë në pronësi të tij. Hasa do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, Romario Hasa. Në kërkim është edhe një përgjegjës i OSHEE-së, Ervis Maçi. Gjatë marrjes në pyetje kreu i burgut të Rrogozhinës ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e paligjshme. Hasa deklaroi se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka pezulluar nga detyra Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente. Gjatë operacionit të policisë,...
Burimi:
zeri.ai