4 kallëpe tritoli e armë do i shiste në Tiranë, Urim Meta: Më duheshin para, do bëja një shtesë në banesë

4 kallëpe tritoli e armë do i shiste në Tiranë, Urim Meta: Më duheshin para, do bëja një shtesë në banesë

Urim Meta TIRANË-Është zbardhur dëshmia e 46-vjeçarit Urim Meta, i cili u arrestua një ditë më parë në flagrancë, me 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm në mjet, të cilat dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë. Meta ka pranuar se është marrë me trafikun e armëve sepse kishte nevojë për para. Në dëshminë e tij ai arsyeton se i duheshin para për të ndërtuar një shtesë në shtëpinë e tij. "Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime."-u shpreh 46-vjeçari para hetuesëve. Meta raportohet se armët dhe municionet i kishte marrë në fshatin Shëngjergj dhe ishte nisur drejt...