38 mijë dollarë të fshehura në trup: 67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë
Një 67-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi është kapur në kufi me 38 mijë dollarë të padeklaruara. Sipas policisë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin Gj. F. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara. Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, për shtetasin Gj. F., 67 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të...
Burimi:
gijotina.com