37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin Skënderbej, për të vijuar marshimin në bulevardin dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë. Ata shprehen kërkesat e tyre janë të panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë. Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve, si edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi. Ndërkohë qeveria ka përsëritur se është e gatshme të dëgjojë ato që i cilëson si kërkesa legjitime të protestuesve, por dënon përdorimin e simbolikës së arkivolit të shtunën para kryeministrisë. Sali Berisha nga ana tjetër refuzoi pretendimet se protesta është kapur nga demokratët.
Burimi:
opinion.al