35-vjeçarja kapet me 5 emigrantë të paligjshëm, u kishte marrë nga 2500 euro për t’i çuar në Itali

35-vjeçarja kapet me 5 emigrantë të paligjshëm, u kishte marrë nga 2500 euro për t’i çuar në Itali

pamje nga arrestimet TIRANË-Elsona Çoba, 35 vjeç është arrestuar nga Policia, pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve dyshohet se u kishte marrë nga 2500 euro me premtimin për t'i çuar në Itali. Çoba u kap në flagrancë, në afërsi të Lezhës, teksa transportonte 5 emigrantë, të cilët i kishte marrë në Vorë. Njoftimi i Policisë: Finalizohet faza e shtatë e operacionit të koduar “Relay”. Arrestohet një 35-vjeçare që transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së. 35-vjeçarja, dyshohet se iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali. Sekuestrohet automjeti tip “BMW” me të cilin transportoheshin emigrantët. Si rezultat i një informacioni të marrë për një shtetase e cila do të transportonte disa emigrantë,...