“34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin”, Kushtetuesja e Kosovës: Dekreti i Osmanit pa efekte juridike
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë edhe 34 ditë afat deputetëve të Kuvendit të Republikës nga dita e hyrjes në fuqi të Aktgjykimit për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së presidentit.Kushtetuesja njëzëri sot ka vendosur të deklarojë të pranueshme kërkesat e bashkuara në rastet e parashtruara nga kryeministri, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe kërkesës së parashtruar nga Arbërie Nagavci dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës.Gjykata ka konstatuar se dekreti i presidentes që mban datën 6 mars nuk prodhon asnjë efekt juridik.“Të konstatojë që Dekreti [nr.24/2026] i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës së Kosovës nuk prodhon asnjë efekt juridik”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.Por, nëse Kuvendi dështon të zgjedhë kreun e shtetit brenda këtij afati, Kushtetuesja thotë se...
Burimi:
sarandanews.com