33 mln dëm shtetit! SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

33 mln dëm shtetit! SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

Elvis Roshi TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshi. Ky i fundit është paraqitur në ambientet e SPAK, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, ndërsa dosja pritet të kalojë për gjykim. Në qershor të 2025, Roshi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, gjatë kohës që ka qenë në drejtimin e bashkisë së Kavajës. Roshi është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur mbante postin e kryebashkiakut të Kavajës. Nga hetimet u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut...