33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar: Rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin
Reagimi i Prokurorisë së Durrësit Ekspertimi provoi se mbetjet në Anijen Moliva XA443A janë të rrezikshme dhe toksike, Prokuroria Durrës kërkon masa sigurimi për 33 persona, ekzekutohen 20; Detajet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, informon opinionin publik se, ka kryer dhe vijon të kryejë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal Nr.1596 viti 2024, të regjistruar për veprat penale: ‘Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Transportimi i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 175-25, 186/2, 201/a-25, 201/b-25, 248 dhe 287/2 të Kodit Penal. Hetimet për këtë procedim penal, nisën...
Burimi:
top-channel.tv