31-vjeçarja kosovare gjendet e pajetë në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit
Ditën e djeshme në ambientet e një hoteli në Durrës është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova. Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria nisi hetimet për dy persona, administratorët e hotelit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku u gjet e pajetë 31-vjeçarja. Pas hetimeve dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku 31-vjeçarja qëndronte prej muajit dhjetor 2025. Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj. Ndërkohë trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës referuan materialet...
Burimi:
sot.com.al