“300 mijë paund një telefon”/ Tentativat e reja të mafies shqiptare për trafikun e drogës në Angli

“300 mijë paund një telefon”/ Tentativat e reja të mafies shqiptare për trafikun e drogës në Angli

FOTO ILUSTRUESE BRITANI E MADHE-Media britanike Daily Mail në një artikull të publikuar së fundmi zbulon se trafikantët shqiptarë të drogës po shesin telefona celularë të lidhur me bazën e klientëve të tyre në TikTok për më shumë se 300,000 paund. Media raporton se bandat kriminale kanë ndërtuar “linja” kaq fitimprurëse përdoruesish britanikë që blejnë drogë nëpërmjet një numri të vetëm telefoni, ku vetë pajisja mund të vlejë qindra mijëra paund. Shqiptarët po i reklamojnë telefonat në mediat sociale te kriminelë të tjerë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga një fluks i gatshëm klientësh. Madje u ofrojnë blerësve potencialë mundësinë për të testuar telefonat para se të kryejnë transaksionin dhe këmbëngulin që celularët të jenë “të sigurt nga ndërhyrjet e zbatimit të ligjit”....