30 kilogramë kokainë e pastër! Arrestohet i riu shqiptar në Itali, do të kapte vlerën e miliona eurove në treg
droga e kapur gjate operacionit ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët italianë, teksa po trafikonte një sasi prej 30 kilogramësh kokaine të pastër, me vlerë miliona euro në treg. Autoritetet informuan se aksioni është kryer në rajonin e Milanos tre ditë më parë dhe prangosja u krye nga karabinierët e patrullës që pikasën lëvizjet e dyshimta. “Një burrë 28-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve. Incidenti ndodhi së fundmi në Cologno Monzese, (Monza) në periferitë lindore të Milanos, jo shumë larg unazës Tangenziale Est”, informojnë mediat italiane. Makina e 28-vjeçarit, e cila ishte ndaluar në një zonë të izoluar pranë rrugës unazore, tërhoqi vëmendjen e karabinierëve të stacionit të Cologno Monzese. Oficerët më pas...
Burimi:
zeri.ai