3 vjedhje në dy javë/ Arrestohen tre “skifterë” në Tiranë, fotografonin bravat e dyerve të banesave dhe më pas… (EMRAT)

3 vjedhje në dy javë/ Arrestohen tre “skifterë” në Tiranë, fotografonin bravat e dyerve të banesave dhe më pas… (EMRAT)

pamje nga policia TIRANË- Një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa është goditur nga policia, teksa në pranga kanë rënë 3 pjesëtarë, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtin krim. Të arrestuarit janë: Alban Mullaymeri, Sergeto Turullaj dhe Gentjan Kala.  Ky grup ka kryer 3 vjedhje vetëm gjatë këtij muaji: më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 mijë euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”. Sipas Policisë, autorët fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave dhe më pas, duke përdorur çelësa universalë, realizonin hyrjen në banesa. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë...