3 orë protestë me tensione, policia: 15 të arrestuar, 9 persona në hetim, mes tyre edhe deputeti demokrat Klevis Balliu

3 orë protestë me tensione, policia: 15 të arrestuar, 9 persona në hetim, mes tyre edhe deputeti demokrat Klevis Balliu

pamje nga protesta TIRANË- Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Mes të shoqëruarve janë edhe 5 të mitur.  Në njoftimin zyrtar, bluë e Tiranës bëjnë me dije se si pasojë e përplasjeve u lënduan gjashtë punonjës policie, të cilët po marrin trajtim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.  Ndërkaq, nga hedhjet e molotovëve janë shkaktuar dëmtime në godinat përkatëse, janë djegur disa kosha mbeturinash, si dhe është djegur 1 automjet policie. Gjithashtu, policia ka nisur procedim penal edhe për deputetin demokrat, Klevis Balliu  për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”....