3 lagje të izoluara në Gjirokastër/ Rrëshqitja e një masivi dheu bllokoi rrugën, bashkia: Presim raportin gjeologjik

3 lagje të izoluara në Gjirokastër/ Rrëshqitja e një masivi dheu bllokoi rrugën, bashkia: Presim raportin gjeologjik

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë të izoluar, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin. Pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë përmbytjeve që goditën qytetin, rruga kryesore që lidh këto lagje me pjesën tjetër të Gjirokastrës mbetet ende e bllokuar, pa asnjë zgjidhje konkrete. Çdo ditë, banorët detyrohen të kalojnë mbi masivin e dheut të rrëshqitur, në një zonë ekstremisht të rrezikshme, duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre. Në vend të ndërhyrjes urgjente, ata janë lënë të përballen vetë me pasojat e një situate që kërkon reagim të menjëhershëm institucional. Shqetësimi i komunitetit është i madh. Banorët denoncojnë mungesën totale të vëmendjes nga Bashkia e Gjirokastrës, e cila sipas...