3 fëmijët jetonin në kushte të rënda, babai padit nënën e tyre: Rrinte ‘live’ me burra në TikTok (Dorëzon prova nga TIMS-i)
blerina basha dhe gjendja e femijeve DURRËS- Beteja për kujdestarinë e 3 fëmijëve që ndodheshin në gjendje të mjerueshme në Durrës, duket se do të zhvillohet tashmë në dyert e Gjykatave. Denis Hajmerraj, babai i 3 fëmijëve të mitur që ishin prekur nga zgjebja, i është drejtuar gjykatës së Durrësit duke kërkuar marrjen e kujdestarisë për 3 fëmijët e mitur. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kërkesë padia është depozituar në sekretarinë e gjykatës së Durrësit, ku babai i fëmijëve, ka kërkuar heqjen e kujdestarisë së fëmijëve ndaj nënës së tyre dhe kalimin e kujdesit te vetë ai. Në kërkesë padi, Hajmarraj ka ngritur një sërë pretendimesh të shoqëruara me prova konkrete, duke argumentuar se ish-gruaja e tij, Blerina Basha, nuk është në gjendje fizike,...
Burimi:
zeri.ai