3 fëmijët e braktisur në Durrës! Shërbimi Social vë në provë nënën: Do i ofrohet kurs prindërimi dhe punë 8 orarëshe
Blerina Basha DURRËS-Pas situatës së rëndë të raportuar nga Durrësi ku tre fëmijë të mitur të moshës 5, 10 dhe 12-vjeç dyshohet se u braktisën nga nëna e tyre 33-vjeçare Blerina Basha, Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit ka dalë në disa përfundime. Në përfundim të mbledhjes u vendos që menjëherë t'u vihet në ndihmë familjes duke i dërguar veshmbathje në spital fëmijëve dhe sigurimin e të gjitha medikamenteve për trajtimin e sëmundjes, ku rezultuan të infektuar me zgjebe. Gjithashtu raportohet se do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës. Nënës, nëpërmjet Zyrës së Punës, do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj. Nënës gjithashtu do...
Burimi:
zeri.ai