3 ditë afat për tu larguar nga tregu industrial, tregtarët e Vlorës protestë para Bashkisë: Lër bukën e fëmijëve dhe largohu
PAMJE NGA PROTESTA VLORË-Tregtarët e Tregut Industrial të Vlorës janë mbledhur në një protestë para Bashkisë së qytetit bregdetar. Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri. Tregtarët shprehen të shqetësuar se projekti mund të mos realizohet, duke i lënë ata pa një hapësirë të përshtatshme për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Sipas tyre nuk kanë asnjë alternativë se ku mund të zhvendosen për të vijuar punën, ndërsa shprehen se njoftimi është bërë pa asnjë konsultë paraprake me ta. Tregtarët theksojnë se një vendim i tillë i marrë në mënyrë...
Burimi:
zeri.ai