266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër
Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të reja të evidentuara. Kjo bëhet e ditur nga monitorimi periodik në terren i kryer ditën e sotme, më 10.01.2021, në orën 08:00. Sa i përket situatës së lumenjve, nivelet e ujit në Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë. Megjithatë, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rritje prej rreth 10–20 cm krahasuar me një ditë më parë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit shënon 8.30 metra, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 8.05 metra. Në njësinë administrative Dajç, niveli i ujit është 6.48 metra. Në territorin e Bashkisë Shkodër, sipërfaqja totale e...
Burimi:
gijotina.com