26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle me dronë dhe radarë

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle me dronë dhe radarë

Me porosi të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, policët rrugorë u hoqën nga rruga, por kjo nuk do të thotë se nuk ka më gjoba. Në vend të postblloqeve të policisë për kontrolle rutinë, tashmë janë intensifikuar monitorimet me mjete inteligjente në të gjithë vendin, me objektiv rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, veçanërisht gjatë fundjavës, në akset nacionale drejt zonave turistike dhe bregdetare, pasi rritet fluksi i lëvizjes së automjeteve. Gjatë javës së fundit, në të gjithë vendin, janë vendosur rreth 26 mijë gjoba për shkelje të ndryshme, si: mospërdorim i kaskës mbrojtëse, mosvendosje e rripit të sigurimit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalime të gabuara, drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit, për zhurma apo manovra të...