Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë
Emigrantët kriminelë po i shmangen drejtësisë duke u dalë nga Mbretëria e Bashkuar me kamionë. Sipas një hetimi të Daily Mail të cilit i referohet Top Channel, zbuloi se një shqiptar, i cili duhet të jetë vetë pas hekurave, drejtonte një rrjet që ndihmonte kriminelët të arratiseshin për 2,500 £. Ai drejton me paturpësi biznesin e tij “Kthimet nga Anglia” në mediat sociale, duke ofruar një shërbim ekspres “pa stres” për të arratisurit emigrantë, me “kalim 100% të siguruar”. Ai mburrej se ekipi i tij i shoferëve të korruptuar kishte trafikuar të paktën 50 persona në Francë pasi ata “kryenin krime dhe donin të largoheshin shpejt”. Zbulimi tronditës i Daily Mail vjen mes shqetësimeve në rritje për numrin e emigrantëve të ardhur me varka të...