2,500 fidanë të rinj i shtohen Krastë, 35 mijë pemë në dy vite për mushkëritë e qytetit
E diela në Krastë solli një tjetër hap konkret drejt gjelbërimit të qytetit, ku dhjetëra të rinj, qytetarë, përfaqësues institucionesh dhe biznesesh iu bashkuan një aksioni të madh pyllëzimi për t’i shtuar mushkërive të qytetit edhe 2,500 fidanë të rinj pishe.Në një atmosferë plot energji dhe optimizëm, nën rrezet e diellit, pjesëmarrësit kontribuuan për ta bërë Krastën edhe më të gjelbër dhe më të jetueshme për të gjithë. Me këtë nismë, numri i fidanëve të mbjellë gjatë dy viteve të fundit në këtë zonë arrin në 35,000.I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit për mbrojtjen e mjedisit. Sipas tij, mbjellja e pemëve në Krastë është një investim...
Burimi:
kohajone.com