25-vjeçarja i dha fund jetës me fotoksinë/ Familjarët: Ish-burri e dhunoi! Shpallet në kërkim i riu

25-vjeçarja i dha fund jetës me fotoksinë/ Familjarët: Ish-burri e dhunoi! Shpallet në kërkim i riu

Eraldo Fizi dhe Xhuana Nikolli TIRANË-Një ngjarje e rëndë u regjistruar një ditë më parë (10 mars), ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli humbi jetën pasi dyshohet se konsumoi lëndë helmuese fostoksinë. E reja u dërgua me urgjencë drejt spitalit të QSUT, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. Raportohet se në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune. Arsyet që e çuan drejt këtij akti të rëndë mbeten ende të paqarta, por familjarët e saj kanë bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj. Ata kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortit të saj,  duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë. Familjarët kanë hedhur dritë mbi një periudhë të vështirë që e reja po kalonte në jetën e saj personale.  Xhuana ishte martuar gjatë verës,...