25-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali, mediat japin detaje nga ngjarja tragjike

25-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali, mediat japin detaje nga ngjarja tragjike

I riu shqiptar, Kevin Muharremi u vra me tre të shtëna me armë zjarri në Montecalvoli të Italisë. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye banale. Një sherr në një bar në Capanne, duket se i ka kushtuar jetën të riut me origjinë shqiptare. Miq dhe të afërm të viktimës nuk kanë pranuar të flasin për mediat. I ndjeri përshkruhet si një djalë punëtor dhe pa precedent penalë. Ai punonte në një lavazh makinash, punë me të cilën siguronte jetesën. Komuniteti i Santa Maria a Monte dhe Fucecchio është i tronditur nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në një zonë qendrore dhe zakonisht të qetë, ndërsa pritet që hetimet e Autoritetit Gjyqësor të hedhin dritë mbi këtë atentat të dyshuar si i paramenduar.