24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

Rreth 24 ton misër i importuar nga Greqia është bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë, pas inspektimeve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Sipas njoftimit zyrtar, AKU ka ndaluar pesë ngarkesa misri të destinuara për ushqim kafshësh, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta të aflatoksinës B1, një substancë që paraqet rrezik për shëndetin e kafshëve dhe mund të ndikojë indirekt edhe tek konsumatorët. Pas këtij zbulimi, AKU ka bllokuar të gjithë ngarkesën e dyshuar dhe ka nisur procedurat për asgjësimin e saj. Po ashtu, institucionet kanë njoftuar rrjetet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore, INFOSAN dhe RASFF, për të koordinuar veprimet me autoritetet greke. Ndërkohë, subjekti importues është pezulluar dhe nuk do të mund të vijojë aktivitetin për këtë ngarkesë...