230 familje në Tiranë përfitojnë ndihmë ekonomike! Shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

230 familje në Tiranë përfitojnë ndihmë ekonomike! Shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan një sërë vendimesh që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike. Në fjalën e saj kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje. “Projektvendimi për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i bashkisë Tiranë, për periudhën 1-28 Shkurt, 2026. Projektvendimi propozon miratimin për periudhën 1-28 shkurt 2026. Për këtë periudhë, njësitë administrative kanë përzgjedhur 230 familje: 142 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor; dhe 88 familje nga...