23 vite burg për krimet e ’97-ës/ Drejtësia vulos fatin e Tomor Çelës
Gjykata Penale ka vendosur dënimin me 23 vite burg për Tomor Çelën, i akuzuar për vrasjen e dy personave gjatë ngjarjeve të vitit 1997 Çela u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 2 qershor 2022, pas një periudhe të gjatë qëndrimi jashtë vendit. Pas ekstradimit, ai kishte kërkuar rigjykim të çështjes, por trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi të njëjtin vendim të dhënë më herët, duke konfirmuar dënimin maksimal të shpallur ndaj tij.
Burimi:
ntv.al