210 projekte publike të parealizuara, miliarda lekë të buxhetuara dhe zero investime

210 projekte publike të parealizuara, miliarda lekë të buxhetuara dhe zero investime

Dikur treni nisej në 7 pa 5, ndërsa sot, treni as nuk niset e as nuk ekziston. Një nga projektet më të mëdha që nuk është realizuar gjatë vitit 2024 ka të bëjë me rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Durrës–Terminali i Pasagjerëve Tiranë. Edhe pse ky projekt është shpallur prej vitesh si një nga investimet strategjike të transportit hekurudhor në vend, pjesë të rëndësishme të tij nuk kanë nisur përgjatë vitit 2024. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës është sot institucioni me peshën më të madhe të investimeve publike në Shqipëri, me buxhetin më të madh të akorduar gjatë mandatit të katërt qeverisës, por rezulton njëkohësisht edhe me numrin më të lartë të projekteve të parealizuara për vitin 2024. Referuar raportit të monitorimit që ka publikuar Qendresa...