21 mln euro udhëtime në dy vite’, Berisha: Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke theksuar se nuk ka lejuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar pretendimet e ngritura kundër tij. Në një prononcim për gazetarët, pas daljes nga SPAK, kryedemokrati theksoi se kryeministri ka transportuar sasi të mëdha parash me avion. Ai bëri edhe një paralelizëm teksa tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, në dy vite, ka udhëtuar 70 herë, ndërkohë që Rama ka udhëtuar 140 herë dhe ka shpenzuar sipas tij 21 milionë euro. Sipas Berishës, Rama ka transportuar shuma të mëdha parash. “E kanë transformuar Agjencinë shtetërore në një shpellë mafiesh shumë të rrezikshme. A mund të thoni se ku nuk është i implikuar Rama? Pse...
Burimi:
gijotina.com