Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
21 Janari- 15 vite në kërkim të drejtësisë, ‘kokat’ e shtetit japin llogari në SPAK
sali berisha dhe 21 janari TIRANË- 21 Janar 2011, 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në një protestë të socialistëve në opozitë, që kërkonin rrëzimin e qeverisë Berisha pas videoskandalit Meta- Prifti. Sot pothuajse 15 vite më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar, por personazhet e asaj ngjarje tragjike mbeten në skenën politike, edhe pse një pjesë e tyre kanë ndryshuar rolet. Pas zvarritjes në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, për familjarët e viktimave u shfaq një rreze shprese, me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, që i kërkoi shtetit shqiptar hetimin e plotë të ngjarjes. Tashmë çështja është rihapur nga Prokuroria e Posaçme, e përpara prokurorit Alfred Shehu, janë rrëfyer një sërë politikanësh e shtetarësh me pozitë të kohës, që...