200 milionë lekë në ajër, Kuvendi me shpenzime luksi për deputetët. Del lista

200 milionë lekë në ajër, Kuvendi me shpenzime luksi për deputetët. Del lista

Analiza e Kuvendit për zbatimin e buxhetit të vitit 2025 tregon se pjesa më e madhe e shpenzimeve ka shkuar për paga dhe përfitime të deputetëve dhe të stafit të institucionit. 66% e buxhetit të Kuvendit është përdorur për pagat. Ndërkohë, për përfitimet financiare shtesë që burojnë nga statusi i deputetit janë shpenzuar 200 milionë lekë, që përbën 44.2% të shpenzimeve operative të institucionit. Këto përfitime përfshijnë rimbursime për karburant, dieta brenda vendit, shpenzime telefonike, honorarë për pjesëmarrje në komisione parlamentare dhe mbulimin e qirasë për deputetët që nuk jetojnë në Tiranë. Për udhëtimet jashtë vendit, bileta, dieta dhe akomodimi janë shpenzuar 60 milionë lekë, një shumë që Kuvendi e konsideron “nëngrup të konsiderueshëm” brenda shpenzimeve operative. Ky raport nxjerr në pah fokusin kryesor të...