200 mijë euro fajde! Prokuroria e Korçës çon për gjykim 3 persona, përvetësuan shuma parash

200 mijë euro fajde! Prokuroria e Korçës çon për gjykim 3 persona, përvetësuan shuma parash

FOTO ILUSTRUESE KORÇË-Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona të cilët dhanë mbi 200 mijë euro me fajde. Një prej këtyre personave, ishte nën masën e sigurimit arrest shtëpiak, por gjatë ditës largohej nga banesa për të vijuar veprimtarinë kriminale. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy të tjerë, vendosnin garanci reale, hipotekë ose peng, mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke vendosur afate të ngushta, përgjithësisht 3-mujore dhe duke lëvizur fonde, pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë. Në banesën e tij, u konstatuan dhe sekuestruan një numër i konsiderueshëm sende dhe dokumente. Në to, përshiheshin kontrata noteriale shit-blerje pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu, gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe një...