“200 mijë € për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Hoxhaj: Dumani kishte ditëlindjen atë ditë, s’ më tha kush ishte investitori
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj TIRANË- Henrik Hoxhaj: Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin. Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin? Henrik Hoxhaj: Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur...
Burimi:
zeri.ai