200 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Spanjë, pritësit ishin shqiptarë, 3 prej tyre në pranga

200 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Spanjë, pritësit ishin shqiptarë, 3 prej tyre në pranga

ANIJA ME DROGE SPANJË- Një sasi prej 200 kilogramësh kokainë është sekuestruar nga policia në Spanjë, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona, nga të cilët 3 prej tyre ishin shqiptarë. Droga është zbuluar në një anije me kontejnerë që vinte nga Kolumbia, një destinacion i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Europës. SHKRIMI NË MEDIAT SPANJOLLE Agjentët e policisë spanjolle e zbuluan drogën në një anije kontejnerësh që vinte nga Kolumbia. Ata arrestuan të ashtuquajturit ‘pritës’ në portin e Vigos Fundjavën e kaluar, në portin e Vigos mbërriti një anije e dyshimtë kontejnerësh. Ajo vinte nga një rrugë e nxehtë — kishte ardhur drejtpërdrejt nga Kolumbia — gjë që tërhoqi vëmendjen e specialistëve antidrogë të provincës së Pontevedrës. Edhe këtë herë, njësitë GRECO...