Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
20-vjeçari në Shkodër u qëllua për vdekje me 6 plumba në oborrin e banesës, arrestohen dy autorët
Pavlin Preka SHKODËR-Është zbardhur ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku më 27 shkurt të këtij viti u vra 20-vjeçari Pavlin Preka. Në lidhje me ngjarjen si autorë të dyshuar janë arrestuar Klaudio Lisaj 20 vjeç dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç. Dy autorët akuzohen për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Arrestimi i Lisajt dhe Koçkut pritet të zbardhë edhe shkakun e vrasjes së 20-vjeçarit. Pavlin Preka u qëllua me 6 plumba në oborrin e banesës së tij, ku jetonte i vetëm. Ai është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në pjesën e gjoksit dhe se uniformat blu kanë gjetur vetëm një gëzhojë në oborrin e shtëpisë. 20-vjeçari kishte 4 ditë që ishte kthyer në...