2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, gazetari Artan Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, gazetari Artan Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

”Dy në çdo tre persona në burgje janë të pafajshëm”, kështu tha gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit ata mbahen në burg pa një vendim të formës së prerë. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, gazetari Hoxha u shpreh se i njëjti shqetësim duhej ngritur edhe për qytetarët e thjeshtë që, sipas tij, janë burgosur për fatura energjie apo parkim të dyfishtë. Sipas tij, kjo situatë është pasojë e politikave penale të ndjekura ndër vite, duke theksuar se kostoja për mbajtjen e të paraburgosurve rëndon mbi taksapaguesit. “Kjo është fryma që ti si kryeministër dhe si njeriu që drejton këtë vend për katër mandate ke përçuar te organet e drejtësisë....