18-vjetori i Pavarësisë! Trump i dërgon letër Osmanit, urime edhe nga Mbreti Charles III dhe liderët e BE
Donald Trump, Vjosa Osmani dhe Emmanuel Macron KOSOVË-Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë letra urimi nga liderët e Europës, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Presidenti i SHBA-së, Donald Trum në letrën e tij drejtuar Presidentes Vjosa Osmani, përgëzon popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Trump e ka felenderuar ndërkohë Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili siç thiotë, synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Letra urimi janë dërguar edhe...
Burimi:
zeri.ai