18-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Spiropali: Ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë
Ministrja për Europën dhe për Punët e Jashtme ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë së saj. Në një postim në Facebook Spiropali shkruan se kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë. “Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj”, shkruan ministrja. Postimi i plotë i Spiropalit: Gëzuar Kosovë! Urime 18-Vjetorin e Pavarësisë! Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë. Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj. Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm. Me institucione të konsoliduara,...
Burimi:
top-channel.tv