18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Edi Rama takohet në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur sot, 16 shkurt, në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare. Rama u prit në Presidencë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Vizita e kryeministrit zhvillohet me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të bashkëpunimit. Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Rama pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe të marrë pjesë në aktivitete të tjera zyrtare. Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”. Vizita e kreut të...
Burimi:
gijotina.com