18-vjeçarja e plagosur te “Gjuta”! Burg për të dashurin e saj,lirohet xhaxhai i 22-vjeçarit dhe nëna e tij
Hotel 'Gjuta' TIRANË-Gjykata e Tiranës ka lënë burg Erisjaldo Gjutën 22 vjeç, të dashurin e 18-vjeçares, Natalia Murati, e cila tre ditë më parë u plagos me armë zjarri në dhomën e hotelit “Gjuta” në zonën e Saukut në Tiranë. Ndërkohë për pronarin e hotelit dhe njëherësh xhaxhain e 22-vjeçarit si dhe nëna e tij, Mirvete Gjuta, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Në lidhje me ngjarjen në kërkim janë Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. NJOFTIMI I GJYKATËS: Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë...
Burimi:
zeri.ai