18 vite shtet! Mbahet seanca solemne në Kuvend, Osmani: U fitua me mund e gjak. Begaj: Shqipëria është shtëpia juaj

18 vite shtet! Mbahet seanca solemne në Kuvend, Osmani: U fitua me mund e gjak. Begaj: Shqipëria është shtëpia juaj

Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj KOSOVË-Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca solemne me rastin e kremtimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë seancë ku është prezent edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë fjalën  presidentja Vjosa Osmani, e cila vuri theksin në përpjekjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për arritjen e lirisë por dhe kontributin për shtetbërjen. Vjosa Osmani: 18 vjet më parë Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet, rezistenca në shtetësi, duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme. 18 vjet më parë Kosova u shpall shtet i lirë, i pavarur dhe sovran duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë e të dhimshëm. Pavarësa u fitua me mund, gjak e sakrificë e durim shekullor. U ndërtua...